Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Tottenham i “fiksuar” me Traore, ofron katër lojtarë për spanjollin

schedule16:58 - 15 Janar, 2022

schedule 16:58 - 15 Janar, 2022

Adama Traoren është kthyer në prioritetin kryesorë të Tottenham. Skuadra me Antonio Conte e pëlqejnë shumë lojtarin spanjoll dhe kërkojnë vazhdimisht të nënshkruajnë me lojtarin. Anësori spanjoll pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte i cili e ka bërë prioritet transferimin e tij në Londër.

Spurs tentuan me një ofertë prej 25 milionë euro, por që kjo u refuzua nga Wolverhampton Wanderers pasi e vlerësojnë më shumë yllin e tyre.

Skuadra londineze tani ka bërë një ofertë tjetër në drejtim të Wolves për Adama Traoren, duke i ofruar plot katër futbollistë.

Lojtarët e rinj që i janë ofruar në këmbim të Traore janë:  Joe Rodon, Jack Clarke, Ryan Sessegnon dhe Japhet Tanganga në mënyrë që ta bindin rivalin e Ligës Premier të heqë dorë nga Traore.

Mediat në Angli e kanë quajtur një ofertë të madhe këtë të Spurs, por mbetet të shihet nëse Wolves do të jetë e kënaqur dhe do ta pranojë atë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!