Tottenham dhe Everton janë dy skuadrat që arritën të siguronin 3 pikët në takimet e ditës së sotme, ku “Spursat” fituan 3-1 në shtëpi ndaj Leicester Cityt, ndërsa blutë e Tuchel u mposhtën minimalisht nga Evertoni i Frank Lampardit.
Të besuarit e Antonio Conte arritën të shënonin me Harry Kane, i cili u asistua nga Son Heung-Min, me këtë të fundit që shkëlqeu edhe me dy gola në këtë takim.
“Dhelprat” realizuan golin e nderit në minutat shtesë të takimit me anë të Kelechi Iheanacho, i cili shënoi një gol të bukur. Suksesi i sotëm ka ngjitur “Gjelat” përkohësisht në vend të tretë me 61 pikë.
Në përballjen mes Everton dhe Chelsea u shënua vetëm një gol, teksa Lampard i falet realizimit të Richarlison i cili i siguroi skuadrës së tij 3 pikë shumë të rëndësishme.
Braziliani përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen mike në minutën e 47-të, dhe dërgoi topin në rrjetë. /f.a/abcnews.al