Tottenham i bashkohet luftës për Depay

schedule18:24 - 9 Gusht, 2022

schedule 18:24 - 9 Gusht, 2022

Sulmuesi holandez, Memphis Depay, mund të largohet nga Barcelona këtë verë. Gazetari italian Alfredo Pedulla vëren se Tottenhami i Londrës është duke negociuar me lojtarin.

Pavarësisht kësaj, Juventusi mbetet pretendenti kryesor për futbollistin, të cilin burime e kanë bërë të ditur më herët. Një nga arsyet e largimit të mundshëm të Depay është edhe kalimi i Robert Lewandowski te Barcelona

Kujtojmë se Memphis Depay u bë lojtar katalanas verën e kaluar. Ai iu bashkua klubit si një lojtar i lirë.

Në 37 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat, holandezi ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë dy asistime. Kontrata e lojtarit me katalanasit skadon në verën e vitit 2023. /albeu.com/