Tottenham gjen partnerin e Kane, gati zyrtarizimi i yllit të Benfikës

schedule17:35 - 1 Tetor, 2020

schedule 17:35 - 1 Tetor, 2020

Klubi i Tottenham vazhdon të jetë në merkato për një sulmues. Tekniku i “Spurs”, Jose Mourinho, kërkon një partner për Harry Kane në sulm dhe sipas mediave angleze ato tashmë e kanë gjetur atë.

Bëhet fjalë për bomberin e Benfikës, Carlos Vinicius. Flitet se të dy klubet kanë rënë dakord për shumën e 41 milionë paund për kartonin e tij, ku duhet theksuar se klauzola në kontratën e tij ishte më e lartë.

25-vjeçari u transferua vetëm një vit më parë në klubin portugez nga Napoli për shumën e 15 milionë eurove dhe shkëlqeu menjëherë me ta. Vinicius arriti të shënojë 24 gola në 47 ndeshje në të gjithë kompeticionet për Benfikën dhe drejtuesit portugez vendosën një klauzolë prej 89 milionë paund në kontratën e tij që mbaron në vitin 2024.

 

Duke qenë se të gjithë klubet pësuan një krizë nga pandemia e Coronavirusit, edhe Benfika pranoi të ulej në bisedime me Tottenham për kartonin e sulmuesit. Gjithsesi tashmë marrëveshja është arritur dhe lojtari ndodhet në Londër për të kryer testet mjekësore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!