Tottenham nuk lë pas ekipet e Londrës dhe hyn zyrtarisht në merkato, duke i vjedhur “rivalëve” të Premier League, transferimin e tyrë të sigurtë.
Sipas mediave, “tulipani” i sulmit të Villarreal, Arnaut Danjuma ishte shumë pranë transferimit te Everton, ku dhe kishte kryer të gjitha vizitat mjekësore, por një ofertë më bindëse drejt bordit drejtues të “nëndetseve të verdha” nga ana e Tottenham ka ndryshuar mendjen e lojtarit, duke e bërë atë të ndryshojë ekipin e tij të radhës.
Në bazë të asaj çka raportohet, Danjuma është nisur drejt klubit të Spurs, për të kryer vizitat e nevojshme mjekësore dhe për t’u prezantuar si lojtari më i ri i Tottenham. /i.m /abcnews.al