Lucas Torreira ishte shumë pranë një kalimi te Milani në verë. Mesfushori i Arsenalit ishte një ndër lojtarët më të mirë sezonin e shkuar, por këtë edicion të ri futbollistik, nuk po luan rregullisht, çka ka bërë që uruguaiani të mendojë seriozisht për një largim të mundshëm.
E për të shtuar edhe më tepër zërat, ka folur agjenti i tij, i cili ka zbuluar disa prapaskena të merkatos së verës. Për interesimin e Milanit në verë, agjenti i Torreira tha: “Kishte interes, ashtu siç kishte nga klube të tjera.
Unë së bashku me Torreiran u ulëm në zyrën e drejtuesit të përgjithshëm të Arsenalit, i cili na tha në mënyrë direkte se klienti im nuk është në shitje. Dua të shtoj se Milani asnjëherë nuk na dha ndonjë ofertë konkrete. Rikthim në Itali? Pse jo, Lucas e ndjek me shumë interes kampionatin italian. Nuk mund të mohojmë asgjë”, tha agjenti i lojtarit./abcnews.al