Tornado ka goditur perëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të paktën tre viktima janë konfirmuar në Missouri, ndërsa autoritetet kanë këshilluar banorët që jetojnë pranë lumenjve të largohen nga shtëpitë e tyre deri në qetësimin e situatës.
Tre persona kanë humbur jetën në Golden City – 270 kilometra në juglindje të Jeferson City, dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e tornados që ka përshkruar shtetin amerikan të Missouri. Është ende një gjendje të jashtëzakonshme kryeqyteti, Jefferson City, ku erërat e forta kanë rrëzuar pemët dhe shtyllat e tensionit të lartë.
Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndaluar në çdo shtëpi për të parë nëse kishte banorë të izoluar, ndërsa autoritetet dhanë alarmin për përmbytje. 3500 familje kanë mbetur pa energji elektrike. Edhe pse kanë pranuar se situata është kaotike, autoritetet nuk kanë konfirmuar viktima të tjera në këtë zonë.
Ditët e fundit, tornado të vogla dhe reshje të dendura kanë përfshirë zona të ndryshme të Midwest. Moti i keq rrezikon kryesisht Missourin, Kansas dhe Oklahoman, ku banorëve që jetojnë pranë lumenjve iu është kërkuar të largohen deri në qetësimin e situatës./ABC News Albania 24/7