Pamje të frikshme janë shpërndarë në rrjetet sociale nga një tornado e fuqishme që ka përfshirë një pjesë të SHBA-së.
Mediat e huaja bëjnë me dije se tornadot vijnë nga Louisiana dhe Teksasi, ku kanë marrë para çdo gjë, madje dhe makinat që ishin në rrugë janë rrokullisur nga fuqia erës, një rast i tillë u kap drejtpërdrejt kur furgoni i regjisë së një televizioni lokal u pa duke fluturuar në qiell.
Një përdorues i Twitter ka shpërndarë videon e autostradës 62 në afërsi të liqenit Charles në Louisiana, ku tornado kishte ngritur në ajër shumë mjete, e ndër to ishte edhe furgoni i një televizioni.
Pamje të ngjashme janë regjistruar edhe në Orange të Teksasit, e si pasojë e tornadove, mbi 18 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në Louisiana.e.su./abcnews.al