Tornado shkatërruese në SHBA, shkon në 70 numri i viktimave

schedule07:18 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 07:18 - 12 Dhjetor, 2021

Të paktën 70 persona kanë humbur jetën deri tani dhe dhjetëra të tjerë janë të zhdukur si pasojë e tornadove shkatërrimtare që kanë përfshirë një pjesë të vendeve në SHBA.

Mediate huaja bëjnë me dije se për shkak të fuqisë shkatërruese të tyre kanë humbur jetën 70 persona në Kentaki dhe janë rrënuar një numër të madh shtëpish dhe biznesesh përgjatë 320 kilometrasg.

Meterologët amerikanë thonë se tornadot e fuqishme janë të pazakonta gjatë muajve të ftohtë, prania e tyre ka shkatërruar një fabrikë karamelesh dhe stacioneve të zjarrfikësve të policisë në një qytet të vogël të Kentakit, si edhe një azil të moshuarish në Misurin fqinjë, dhe shkaktoi vdekjen e dy punonjësve në një magazinë të kompanisë Amazon në St. Louis.

Guvernatori i Kentakit Andy Beshear tha se vala e tornadove ishte më shkatërruesja në historinë e shtetit. Ai tha se fati i 70 punonjësve në fabrikën e karameleve në qytetin Mayfield mbetet i panjohur pasi 110 vetë ishin brenda, kur ajo u rrënua.

Për shkak të situatës së krijuar ai ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka aktivizuar Gardën Kombëtare të Kentakit si edhe ka dislokuar policinë e shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!