Torino-Roma do të luhet të premten, kërkesa e tyre merret parasysh nga Lega Serie A

schedule19:51 - 11 Maj, 2022

schedule 19:51 - 11 Maj, 2022

Torino-Roma e cila do të luhej këtë të premte, është shtyrë për në datën 20 maj.

Vendimi u njoftua nga presidenti i Lega Serie A, Lorenzo Casini, menjëherë pas Asamblesë së Legës.

Sfida, e cila ishte pjesë e ditës së fundit të kampionatit, ka qenë objekt i një kërkese shumë specifike nga skuadra e Mourinhos, e cila do të ketë finalen e Conference League kundër Feyenoord disa ditë më vonë dhe synon ta përgatisë ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!