Torassa: S’e bëj kurrë këtë gjë, nuk ankohem. Cale? Mik i imi, po e presim të gjithë

schedule09:56 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 09:56 - 18 Dhjetor, 2020

Agustin Torassa doli përkrah trajneri Nevil Dede në konferencën për shtypin përpara takimit të ditës së shtunë ndaj Skënderbeut. Tirana luan në Korçë nesër, aty ku argjentinasi nuk e di akoma nëse do të jetë i pranishëm. Vlerësim për kundërshtarët, por bardheblutë do të tentojnë fitoren, teksa Torassa flet edhe rreth Elton Cale, një prej mungesave të kampionëve në fuqi.

Fizikisht? Çdo ditë përpiqem jam më mirë fizikisht. Nuk e di nëse do të jem gati për lojë nesër. Do të flas me profesorin në fillim dhe më pas do shoh se si ndihem fizikisht. Ka ditë që zgjohem më mirë, në raste të tjera nuk e ndjej shumë mirë gjurin. Vendos trajneri në fund, të shohim çfarë do të ndodhë.

Nuk më pëlqen të them se sa në formë jam. Kur jam në fushë unë nuk jap më të mirën time, nuk më pëlqen të justifikohem me faktin që nuk luajta mirë për shkak të dhimbjeve në gju. Jam i përgjegjëshem për gjithçka që ndodh kur futem në fushë. Nëse zbres në fushë, do të thotë që ndodhem në 100% dhe jap maksimumin.

Fillimisht mendojmë për Skënderbeun, duhet të kemi shumë respekt për atë ekip, si për çdo ekip tjetër.  Respekti është ta vlerësojmë 100% çdo ndeshje. Kam shumë besim te grupi dhe skuadra jonë. Ka vetëm një mënyrë për të fituar ndeshjen, të japim 100% tonë, nuk fitojmë dot nëse nuk e bëjmë. Kur të mbarojë ndeshja do të mendojmë për të radhës.

Cale? Më mungon të jem i sinqertë. Jemi miq jashtë fushave, teksa kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin në fushë. Ky është futbolli, një ditë mungon ai, ditën tjetër nuk jam unë. Është hera e dytë që luajmë në të njëjtin klub, kemi një lidhje shumë të mirë dhe po presim që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.

Nuk mendoj se do kishim më shumë pikë me Cale në fushë. Mendoj se çdo lojtar e meriton të jetë këtu. Trajneri ka bërë zgjedhjet e veta, nuk duhet të themi që ky e meritoi të luante apo duhet të luante diku tjetër. Grupi ka bërë mirë deri tani, të shohim përpara“, deklaron argjentinasi. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!