Topollaj: Aleanca Progresiste ka vizion dhe ide të ndryshme nga Meta e Berisha

schedule19:01 - 17 Prill, 2023

schedule 19:01 - 17 Prill, 2023

Koordinatori në Partinë Bindja Demokratike, Fabian Topollaj deklaroi se “Aleanca Progresiste”, ku bën pjesë kjo forcë politike dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, ka vizion dhe ide të ndryshme politike nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një intervistë për ABC News, Topollaj u shpreh se aleanca mbështet kandidatët e opozitës, aty ku ka vetëm një kandidaturë, por kjo nuk do të thotë se ndahen në ide.

“Gjëja që na bashkon është fakti që ne jemi në opozitë dhe do bëjmë çdo gjë që është e mundur që Edi Rama të bjerë një orë e më parë nga pushteti dhe kandidatët e Edi Ramës për kryetarë bashkie të mund të zëvendësohen në këto zgjedhje. Këtë mundësi na e jep gara mazhoritare për kryetarin e bashkisë. Kjo është arsyeja që ne në garën mazhoritare për kryetarin e bashkisë, mbështesim kudo në Shqipëri, kandidatët e opozitës, që në pjesën dërrmuese janë kandidatë të foltores, sepse pjesa tjetër nuk ka nxjerrë kandidatë.

Në këtë kuadër, zoti Dashamir Shehi ka qenë sot në Durrës, për shkak se opozita në Durrës ka dalë me një kandidat të vetëm. Në mazhoritar, kudo në Shqipëri, mbështesim kandidatët e opozitës. Kjo nuk do të thotë fare që ne kemi të njëjtin vizion politik dhe ide politike të njëjtë me Metën, Berishën apo Alibeajn. Nëse do të ishte kështu, ne do të kishim dalë me siglën e tyre, me listën e tyre në votimin për Këshillin Bashkiak. Ne ndajmë ide të ndryshme opozutare, ne mendojmë se opozita që përfaqësohet nga Meta dhe Berisha nuk është e duhura”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!