Rey Manaj ishte i jashtëzakonshëm sot me Barcelonën, duke shënuar tre gola në debutimin me katalanasit, në fitoren 4-0 ndaj Tarragona. Pas ndeshjes ai mori topin e ndeshjes dhe dha një prononcim të shkurtër ku tregoi gjithë emocionet.
“Jam shumë i lumtur, në pjesën e dytë kemi nisur mirë dhe gjeta golin. Është lojë që na jep siguri dhe duhet të marrim ritmin për nisjen e sezonit. Do e marr topin me vete. Është kujtim i bukur dhe do ua jap të gjithëve ta nënshkruajnë.
E ardhmja? Mendoj të punoj fort dhe më pas të shohim çfarë do ndodhë. Jam i lumtur për sezonin e shkuar, kaluam një vit të mirë dhe ishim të pafat në play-off. Të vazhdojmë të punojmë. Këto ndeshje shërbejnë për të ngritur ritmin. Do jetë vit i gjatë”, u shpreh Manaj. /abcnews.al