Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me zëvendësin e tij Erion Braçe teksa vizitoi shkollën e rindërtuar Fier. Rama pa nga afër ambientet e kësaj shkolle ndërsa një sugjerim e pati edhe për nxënësit duke kërkuar prej tyre që të kultivojnë fruta dhe perime në oborrin e shkollës në mënyrë të krijojnë një parcelë ashtu si prindërit e tyre.
Rama u ndal edhe para palestrës por nuk u ndal të bënte kosh, duke “ngacmuar” Braçen se ai nuk është për këtë punë. Ky i fundit thumboi presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka se nuk ka investuar për ndërtimin e fushave sportive në këto zona.
Pjesë nga biseda
Edi Rama: Temperaturën e matëm te shkolla tjetër. Erjoni e ka 38 zakonisht kështu që nuk është kështu simptomatike Më mirë kështu shkolla? Po i thoja drejtoreshës të bëni ndonjë parcelë aty për të mbjellë aty perime si prindërit tuaj. Të ketë edhe shkolla disa prodhimet të veta. Qenka kryevepër gjithë kjo parcelë
Erion Braçe: Kemi marrë të gjithë hapësirën që kishin
Edi Rama: Shumë mirë edhe kalçeto
Përfaqësuesja e pushtetit vendor: Topi po pret
Edi Rama: Topi po pret por unë nuk luaj pa kundërshtar. Erjoni nuk është për këtë punë
Erion Braçe: Kjo është një nga 100 fushat se çfarë është një president federate por ne i kemi bërë pa na thënë ai dhe pa na dhënë një lekë ai.
Erion Braçe: Këto i kemi bërë pa na i dhënë ndonjë lekë ai.
Edi Rama: Fillove ti tani fillove luftën?
Erion Braçe: Jo ai filloi nuk fillova unë. Mua kush më ngacmon zyshën ka punë.