Topi për “Ballkanin e Hapur”: I avantazhuar Vuçiç, është dinak dhe i zgjuar

schedule21:24 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 21:24 - 21 Dhjetor, 2021

Ish-Presidenti Bamir Topi duke komentuar procesin e “Ballkanit të Hapur” deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk mund të anashkalojë institucionet e tjera. I ftuar në “Log.” me Endri Xhafon, Topi tha se ndonëse kryeministri ka kompetenca nuk mund të anashkalojë parlamentin apo presidentin.

“Kur bëhet fjalë për rritjen e mundësive të lëvizjes së lirë, kur bëhet fjalë për rritjen  qarkullimit të mallrave këto janë elemente pozitivë. Po nëse do të futeshin në thelbin e asaj që po ndodh duhet bërë një analizë edhe kritike. Ky proces është marrë në dorë nga kryeministri. Por kryeministri sado me kompetenca të ketë, nuk mund të anashkalojë parlamentin, presidentin jo se ata kanë të drejtën të frenojnë, por kanë të drejtë në gjykojnë. Nuk kam parë një përfshirje të komisionit të politikës së jashtme. Në terren bëhet debat, në studio bëhet debate dhe komisioni i politikës së jashtme nuk flet,” u shpreh ai.

Për ish-Presidentin i avantazhuar në këtë proces është Aleksandër Vuçiç, të cilin e përshkruan si politikan të zgjuar dhe dinak.

“Në eksperiencës time politike unë mund t’ju them se Vuçiç, i cili përfaqëson natyrisht interesat e Serbisë është një politikan inteligjent sepse duhet t’i japësh atë çka meriton, është një politikan dinak dhe i vendosur në vështirësi nga gazetarja shqiptare sot ai rrëshqiti duke i dhënë dominancë pikërisht probleme të natyrës ekonomike dhe kur erdhi puna për të gjykuar njohjen atë e delegoi te Brukseli. Pra kemi dy procese, ai i Open Balkan po ndodh, ndërsa Brukseli është sikurse e shikoj në një proces afatgjatë që do të vazhdojë për një kohë shumë të gjatë. Kosova ka të drejtën të kërkojë njohjen, Serbia nuk e jep. Vuçiç është në njëfarë mënyrë i avantazhuar me projektin Open Balkan sepse i intereson, është vendi i dytë pas Rusisë për drithërat, i treti për misrin, një vend bujqësor por edhe agro-industrial. Në situata të tilla duhet të prevalojë respekti politik pastaj të futesh në marrëdhënie të karakterit ekonomik”, -u shpreh Topi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!