“Topi i Artë”, Van Dajk zhvendos fokusin: Dua vetëm titullin

schedule20:10 - 30 Nëntor, 2019

schedule 20:10 - 30 Nëntor, 2019

Fitorja si kjo kundër Brighton të japin titullin kampion, ndërsa për të fituar “Topin e Artë” duhet shumë më shumë. Virgil Van Dijk e ka të qartë dhe i gëzohet dygolëshit të shënuar në ndeshjen e sotme, aty ku zhvilloi një performancë fantastike.

Liverpool mposhti 2-1 në shtëpi Brighton me golat e holandezit, i cili është një ndër favoritët për fitimin e trofeut prestigjioz. Në Spanjë e quajnë debat të mbyllur çështjen e fituesit, i cili pritet të jetë Leo Messi.

Van Dijk ka folur pas ndeshjes së kampionatit, teksa “The Reds” vazhdojnë marshimin drejt titullit që mungon prej vitit të largët 1990.

“Topi i artë? Asnjë ide, më intereson vetëm titulli kampion me Liverpoolin. Sot fituam ndeshjen e radhës, vujtëm në fund. Portieri Alisson nuk pati asnjë faj, ishim ne ata që e vumë në vështirësi. Vuajmë si skuadër, asnjë ekip nuk është i lehtë në Premier League. Në fund, ia dolëm që të marrim tri pikët dhe kjo është gjëja e vetme që më intereson mua dhe skuadrës”, përfundoi Van Dijk./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!