“Topi i Artë” për femra, Aitana Bonmati siguron për të dytën herë radhazi trofeun prestigjioz

schedule22:18 - 28 Tetor, 2024

schedule 22:18 - 28 Tetor, 2024

Prej orës 20:45, në teatrin “Chatelet” të Parisit ka nisur ceremonia e 68-të e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim favoriti absolut mbetet “shkatërruesi” i mesfushës së Manchester City, Rodri, ku një fakt të madh që e konfirmon këtë është edhe gjithë mungesa e lojtarëve të Real Madrid.

Pas dorëzimit të “Copa Trophy” dhe shpalljes së klubit më të mirë në futbollin e meshkujve dhe atë femrave, nderimeve në kujtim të legjendës gjermane, Franz Beckenbauer, çmimit për sulmuesin më të mirë “Gerd Muller”, atij “Lev Yashin” dhe “Johan Cruyff” për portierin dhe trajnerin më të mirë tashmë ka ardhur radha e një tjetër trofeu prestigjioz për t’u dorëzuar.

Bëhet fjalë për “Topin e Artë” për femra, ku fituese për të dytën herë radhazi është shpallur mesfushorja e “katalanasve” të Barcelona, Aitana Bonmati, e cila ka fituar gjithçka me skuadrën e saj këtë sezon, përfshirë këtu kampionatin, Kupën e Spanjës, Superkupën e Spanjës dhe trofeun e UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!