Karim Benzema foli në konferencën për shtyp pak para sfidës ndaj Interit e cila zhvillohet të mërkurën në San Siro.
Francezi i cili është njeriu i momentit te Reali ka komentuar edhe varësinë ndaj Topit të Artë.
Sulmuesi u shpreh se ëndrra e gjithë lojtarëve është ta fitojnë atë.
“Ne jemi një ekip shumë i fortë, unë gjithmonë përpiqem të ndihmoj shokët e mi të skuadrës me asistime dhe gola, por në fund gjithmonë duhet të fitojmë diçka. Topi i Artë është ëndrra e të gjithë lojtarëve dhe natyrisht edhe e imja, por e rëndësishme është ajo që bëj me shokët e skuadrës, dua të fitoj tituj “, tha sulmuesi francez.
Më tej ai u pyet edhe mbi thashethemet në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappe i cili ende nuk po rinovon me PSG dhe mund të transferohet te Reali në fund të këtij sezoni.
“Mendoj se është folur shumë për të, ne e dimë se çfarë lojtari është. Tani le të përqëndrohemi në ndeshjen e nesërme kundër Interit.”, theksoi Benzema. /abcnews.al/