Ishte padyshim një fitore e madhe, sidomos kur bëhet fjalë për “Derbin e Londrës”.
Pavarësisht se me mungesa të mëdha në mesfushë, si Declan Rice e Martin Odegaard, “Topçinjtë” e Arsenal arritën të triumfon përballë “rivalëve të përjetshëm”, të Tottenham, teksa në “Tottenham Stadium” mjaftoi vetëm një gol për të filluar festën e djemve të Mikel Arteta.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 64’-të, ku pas një krosimi perfekte të Bukayo Saka, “shtatlarti” brazilian, Gabriel kërcen më lart se të tjerët për të kapur bukur me kokë topin, duke e zhytur më pas në rrjetën e Vicario.
Kështu, falë këtij triumfi Arsenal vijon të mbetet i pamposhtur në këtë sezon të Premier League, teksa deri më tani ka regjistruar plot 3 fitore dhe 1 barazim. /i.m /abcnews.al