Në më pak se 1 orë, “Topçinjtë” e Arsenal do të presin në “Emirates Stadium”, “Blutë” e Chelsea në një derbi Londre të vlefshme për javën e 29-të, të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, me vendasit, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të qëndruar në vendin e parë të renditjes, me ndjekësit Liverpool e Manchester City, që nuk tolerojnë “hape false”.
Përsa i përket rreshtimit të lojtarëve, tekniku i Arsenal, Mikel Arteta nuk ka bërë asgjë ndryshim në përgjzedhjen e formacionet, teksa i ka vendosur lojtarët me formulën 4-3-3. Në portë është si zakonisht Raja, ndërsa nga krahët vijnë Tomiyasu e Ben Ëhite, me qendrën e mbrojtjes që mbulohet nga Gabriel e Saliba. Për mesfushën është përzgjedhur treshja Rice-Partey-Odegaard, ndërsa “tridenti” i sulmit përbëhet nga Leandro Trossard, Kai Havertz e Bukayo Saka.
Në krahun tjetër, tekniku Maurizio Pochettino ka përdorur formulën e tij të zakonshme, për “Blutë” e tij, me portën që mbulohet, nga talenti serb, Dordje Petrovic. Në mbrojtje janë vendosur Cucurella, Badiashile, Disasi e Gilchrist, ndërsa para tyre vendosen Enzo Fernandez e Caicedo. Më të avancuar janë Mudryk, Gallagher e Madueke, ndërsa i vetëm në sulm është “bomberi” senegalez, Nicolas Jackson. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: