Topalli e ashpër pas marrëveshjes: Janë të gjithë bashkë, të shkulet kjo kasë

schedule21:43 - 5 Qershor, 2020

schedule 21:43 - 5 Qershor, 2020

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Topalli i është drejtuar me një mesazh të fortë liderit të PD, Lulzim Bashës, duke i renditur këtij të fundit qëndrimet e tij gjatë këtyre 7 viteve në opozitë. Sipas Topallit këta janë dhe kanë qenë të gjithë bashkë.

“Këta jane dhe kanë qenë të gjithë bashkë. Sonte ishin “ felici e contenti”me kodin sic ishte. Kjo kasë politike e korruptuar duhet shkulur!“, shkruan Topalli mes të tjerasg.

Reagimi i Jozefina Topallit:

7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramen.

Në funksion të kesaj bëri çadër, “revolucion”, dogji mandatet e demokrateve, nuk hyri në zgjedhje lokale, i dhuroi Ramës gjithë Parlamentin pasi i dhuroi mandatin e dytë,i dhuroi të gjitha Këshillat Bashkiake, i dhuroi të gjitha Bashkitë…

Dhe ja sot po thotë me shkrim se “ashtu ishte loja”

Nuk kërkojne më as qeveri tranzitore, as qeveri kujdestare,as qeveri kalimtare… Sipas Luli Basha- “Rama nuk qenka ai që thoshte se ishte…”

Këta jane dhe kanë qenë të gjithë bashkë.

Sonte ishin “ felici e contenti”me kodin sic ishte.

Kjo kasë politike e korruptuar duhet shkulur!

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!