Real Madrid dhuroi një performancë magjike në “Anfield Road”, duke mundur si kurrë më parë vendasit e Liverpool, me rezultatin “shpërfytyrues” 2 me 5, ku protagonist si jo pak herë te “galaktikët” ishte braziliani Vinicus Junior, i cili shënoi 2 gola në pjesën e parë, si dhe dhuroi një asist për “bomberin” francez, Karim Benzema.
Braziliani jep siguri dhe potencë në krahun e majtë të sulmit dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe shoku i tij i skuadrës, Toni Kross, i cili e ka shprehur haptazi mendimin e tij, teksa the se Vinicius do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë në të ardhmen.
“Pa asnjë dyshim, ai nuk e ka arritur kufirin e tij. Ka gjëra që ai mund t’i bëjë akoma më mirë, por ajo që i jep ekipit është tashmë shumë.
Kur po humbnim 2-0 ndaj Liverpool, goli i tij i parë na ndihmoi shumë. Ai bëri gjithçka vetë, në një hapësirë të kufizuar, ishte kundër dy-tre lojtarëve dhe më pas e çoi topin në rrjetë.
Ky gol i dha jetë të gjithë ekipit. Ishte një lojë individuale, që do të thotë se ai mund ta bëjë këtë, dhe në varësi të asaj se si ndihet, ai do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë në të ardhmen”,- u shpreh “arkitekti” gjerman i mesfushës së “galaktikëve”. /i.m /abcnews.al