Pas Toni Kroos, Kombëtarja e Gjermanisë pritet të humbasë edhe një tjetër veteran, teksa bëhet fjalë për ish-kampionin e botës, Thomas Muller, me këtë të fundit që në ndeshjen ndaj Spanjës regjistroi paraqitjen numër 131 për “Pancerat”.
Mirëpo, sfida ndaj “La Roja”-s do të jetë e fundit për sulmuesin legjendar të Bayern Munich, teksa sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjerman, “Bild” thuhet se 34-vjeçari nuk do të grumbullohet më me kombëtaren e trajnerit Julian Nagelsmann.
Ky vendim i Muller ishte mëse i pritshëm pasi në fundin e ndeshjes ndaj Spanjës, vetë lojtari u shpreh se ndoshta ajo ndaj spanjollëve ishte e fundit për të me fanellën e gjermanëve, teksa kujtojmë se përgjatë aventurës me “Die Manschaft” zhvilloi plot 131 sfida, ku gjeti rrugën e rrjetës në 45 raste dhe asistoi 41 gola të tjerë. /i.m /abcnews.al