Pas publikimit të lajmit të ABC News për ndotjen në Porto Romano, ka reaguar Agjencia Rajonale e Mjedisit ne Durrës. Me qindra ton naftë të importuara janë derdhur nga kompania “Gega Oil” në këtë zonë.
Sipas agjencisë së mjedisit personat përgjegjes ishin të vetedijshëm për ndotjen e shkaktuar. Incidenti ka ndodhur gjatë furnizimit të depozitave kryesore nga anijet e shkarkimit pasi ishte dëmtuar valvula kryesore. Në deklaratë thuhet po ashtu se gjatë kësaj kohe kompania ka bërë pastrimin e territorit.
Reagimi i plotë nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit:
Referuar shqetësimit të ngritur nga portalet, prefektit te Durrësit dhe medias lidhur me ndotjen e mjedisit shkaktuar nga kompania e hidrokarbureve “Gega Oil” në zonën e Porto Romanos Ishmput Durrës ngriti grupin e punës dhe shkoi në terren tek depozitat kryesore të kompanisë.
Kontaktoi me personat përgjegjës të kësaj kompanie dhe u diskutua për shkaqet qe çuan këtë ndotje. Personat përgjegjës ishin të vetëdijshëm për ndotjen e shkaktuar, ku sqaruan se kishte ndodhur një incident gjatë furnizimit te depozitave kryesore nga anijet e shkarkimit pasi ishte dëmtuar valvula kryesore, për të cilen u morën masat dhe u riparua.
Gjate kësaj kohe kompania ka bërë pastrimin e territorit, ndërkohe inspektoret e mjedisit kontaktuan dhe me përfaqësues të hidrovorit , të cilët konfirmuan që kanë marrë masat duke vendosur bumerat për filtrimin e ujit nga kanali për ne det. Gjate inspektimit nga ana e inspektoreve tanë është fotografuar dhe filmuar zona e ndotur.
/abcnews.al