Fermerët e Myzeqesë po e hedhin prodhimin në kanal. Abc news ishte në një nga serat e fshatit Babunjë në Divjakë. I gjithë investimi i fermerit Kastriot Hoxha ka shkuar dëm për mungesë tregu.
Ky është një prej fermerëve të fshatit Babunjë në Divjakë. Investoi miliona për të ngritur sera dhe tani është në kushtet e mbijetesës. Prodhimin e ka hedhur. Kanalet dhe tokat janë mbushur plot me domate stok.
Madje edhe për këtë Kastriot Hoxha detyrohet të paguajë. Këto gra po e ndihmojnë. Një pjesë tjetër e ka lënë pa vjelë pasi mungon tregu. Situata është e njëjtë edhe me trangullin.
Askush nuk ka interes për ta blerë ndonëse tregu është i varfër dhe konsumatorëve u mungojnë perimet e freskëta. Puna dhe mundi u humbi kështu që mendojnë largimin nga atdheu.
Për të gjithë prodhuesit në Myzeqe ky është viti me i keq i bujqësisë gjatë 30 viteve të fundit. U nxitën nga qeveria për të mbjellë tokat me shpresën se do të subvencionoheshin, por prodhimi u ka mbetur pa shitur.
Për këtë situatë fermerët u ngritën dy herë brenda këtij muaj në protesta duke paralajmëruar përshkallëzim derisa qeveria të reagoje./abcnews.al