Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tonditëse, agjencia funerale në New York ruan në kamion dhjetëra viktima nga Covid-19

schedule10:05 - 1 Maj, 2020

schedule 10:05 - 1 Maj, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amerikë ku dhjetëra trupa u gjetën në dy kamionë U-Haul të pafrigoriferuar në një agjenci funerale. Autoritetet amerikanë bejnë me dije se në një lagje të Brooklyn janë gjetur një agjenci funerali ishte tejmbushur nga numri i trupave nga pandemia COVID-19 dhe iu drejtuan ruajtjes së tyre në akull në kamionë me qira.

Disa banorë të zonës thanë se ishin ankuar për erën për disa javë. Hetuesit mësuan se biznesi ishte i tejmbushur me kaq shumë të ndjerë sa punëtorët u detyruan të vendosnin trupa në dy kamionë të mëdhenj jashtë pasi nuk kishin frigorifer.

Punëtorët e përshtatur me veshje mbrojtëse mund të shiheshin pasdite duke transferuar trupat në kamionin frigorifer. Agjencitë funerale të Neë York City kanë hasur vështirësi me numrin e të vdekurve në qytet që nga fundi i Marsit.



Ndërkohë për shkak të numrit të lartë të viktimave qyteti ngriti morgje të përkohshme. Spitalet përdorën rimorkio me makina frigoriferike për të transportuar trupat e shumtë në të njëjtën kohë, ndonjëherë duke i ngarkuar ato në pamje publike në trotuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!