Milani e mbylli në barazim 1-1 miqësoren e mbrëmjes së kaluar ndaj Nice. Debutim me gol për Oliver Giroud, të cilit i mjaftuan pesë minuta lojë për të gjetur golin e parë me kuqezinjtë.
Mesfushori i skuadrës së Stefano Piolit, Sandro Tonali e filloi përballjen si titullar dhe qëndroi në fushë për 87 minuta. 21-vjeçari foli rreth ndeshjes dhe përgatitjeve të Milanit për sezonin e ri.
“Ishte një ndeshje me ritëm të lartë, të gjithë lojtarët morën minuta. Luajtëm mirë, intensiteti ishte i lartë dhe këto lloj takimesh do të na ndihmojnë shumë për të qenë gati për fillimin e kampionatit.
Ishte bukur të luanim me tifozë, shpresoj të kthehen sa më shpejt edhe në San Siro. Ne jemi Milani, nuk duhet të mbështetemi dhe të ndalemi te një kundërshtar i vetëm.
Duhet të luajmë gjithmonë sipas ideve tona, pavarësisht se kë kemi përballë. Giroud, Ballo-Toure dhe Maignan? Pas 10 minutash qëndrimi në dhomën e zhveshjes, ishte sikur ata të kishin qenë shokët tanë të skuadrës prej vitesh.
Janë përshtatur shumë mirë, u janë lehtësuar gjërat nga fakti që kemi disa lojtarë që flasin frengjisht. Është kënaqësi që janë bashkuar me ne“, deklaroi mesfushori italian. /abcnews.al