Tonali i pezulluar, Newcastle mendon për zëvendësuesin e italianit

schedule20:56 - 27 Tetor, 2023

schedule 20:56 - 27 Tetor, 2023

Në merkaton e janarit, Newcastle do të detyrohet të gjejë zëvendësuesin e Sandro Tonali.

Mesfushori italian do të mungojë për një periudhë të gjatë dhe tashmë “magpies” janë të detyruar që të përqendrohen për të gjetur një zëvendësues të denjë dhe dy emrat që kryesojnë listën janë Ruben Neves që ndodhet te Al-Hilal dhe Kalvin Phillips të Manchester City.

Mundësia e parë duket më e realizueshme, duke qenë se klubi saudit është në pronësi të Fondit të Investimeve Publike Saudite njësoj si edhe Newcastle.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!