Pas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, ku u mësua se kapiteni i “kuqezinjve” të Milan, Sandro Tonali ka pranuar transferimin te “bardhezinjtë” e Newcastle tashmë është vetëm çështje orësh përpara se të arrijë transferimi i plotë i 23-vjeçarit.
Mesfushori italian ka pranuar transferimin në Angli me të gjitha kushtet e ofertës. Për të është gati një kontratë 6-vjeçare me 8 milionë euro plus 2 milionë bonuse, një pagë e paarritshme nga Milani.
Negociatat kanë përfunduar plotësisht dhe “kuqezinjtë” e Milan kanë pranuar një ofertë prej 70 milionë eurosh plus bonuse, me “dallëndyshet” e Premier League, që kanë kryer një transferim fantastik për rikthimin e tyre në Champions League. /i.m /abcnews.al