Tonali dhe Newcaslte arrijnë marrëveshjen personale, zbulohen detajet “faraonike” të kontratës

schedule12:44 - 22 Qershor, 2023

schedule 12:44 - 22 Qershor, 2023

Sandro Tonali te Newcastle tashmë është thjesht çështje ditësh.

Fabrizio Romano, gazetari i njohur italian për merkaton, ka bërë të ditur se klubi anglez dhe mesfushori italian kanë arritur akordin së bashku dhe tashmë pirtet vetëm oferta finale për Milanin.

Siç është mësuar, paga sezonale e Tonalit do të jetë 8 milionë euro plus 2 milionë bonuese. Kontrata e “motorit” italian do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2029.

Tashmë tratativat janë në përparim e sipër, ku së shpejti shifra e transferimit e rënë dakord pritet të jetë rreth 70 milionë euro dhe disa bonuse./h.ll/abcnews.al