Tomorr Spahiu: Do të duhen minimalisht 20 vite për zhvendosjen e portit

schedule22:08 - 25 Nëntor, 2022

schedule 22:08 - 25 Nëntor, 2022

Inxhinieri i porteve, Tomorr Spahiu, në një lidhje me emisionin “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, foli për portin e ri të Durrësit,.

I pyetur nga moderatori Xhafo se sa kohë duhet të zhvendoset porti i Durrësit në pikën e re, Spahiu tha se nëse përdoren makineritë më të mira duhet minimalisht 20 vite.

Ai solli si shembull portin e ri të peshkimit i cili megjithëse me një sipërfaqe më të vogël ju deshën në total 6 vite që të përfundonte.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Sa kohë do të kërkonte nga pikëpamja teknike zhvendosja e portit të Durrësit?

Spahiu: Bëhet fjalë për të ndërtuar një port të ri. Po ju jap vetëm një shembull, portin e peshkimit p[ër të arritur deri tek projekti i detajuar u deshën deri në 2 vjet, sepse çdo lloj porti duhet përgatitur studimet. Për portin e peshkimit të riun që është në një sipërfaqe prej 13 hektarësh u deshën dy vjet studime dhe katër vjet për ta ndërtuar.

Xhafo: Porti sipas historianëve ekziston në këtë njollë që prej mesjetës. Ky port që kemi sot sa do të zhvendoset?

Spahiu: Sikur të marrim makineritë më të mira, minimalisht do të duhen 20 vite. Përveç kësaj zona në Porto Romano është studiuar nga ana jonë kur u bë Romano-Porti ku bëhet përpunimi i hidrokarbureve. Ajo është një zonë e pambrojtur.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!