Partia Demokratike po shkon drejt zyrtarizimit të të gjithë drejtuesve politikë në qarqe. Burime bëjnë me dije se ditën e sotme është caktuar Tomorr Alizoti në qarkun e Beratit.
Ndërkohë po sot i është komunikuar Xhelal Mziut vendimi për caktimin e tij në qarkun e Dibrës.
Deri tani Lulzim Basha ka zyrtarizuar disa nga drejtuesit politikë në qarqe, nga Shkodra ku do të jetë Helidon Bushati, Gazmend Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës, Mark Marku në Lezhë, Edmond Spaho në Korçë dhe Xhelal Mziu në Dibër./mv.abcnews.al