Tomori në të Parën, presidenti Demo: Ndërtojmë ekip që bën krenar Beratin

schedule12:38 - 25 Korrik, 2020

schedule 12:38 - 25 Korrik, 2020

Tomori është rikthyer në Kategorinë e parë. Pas shumë përpjekjeve të stafit teknik të ekipit dhe falë lojës së mirë në fushë të të gjithë futbollistëve, beratasit lanë Kategorinë e Dytë dhe tani mendojnë për sezonin e ti. Fitorja 5-0 kundër Albpetrolit ishte vendimtare dhe për presidentin e Futboll Klub Tomorit, Ervin Demon, kalimi i ekipit beratas në kategorinë e parë është një lajm i mirë.

“Ne gjetëm një skuadër futbolli në kushte jo të mira, por arritëm që në një kohë të shkurtër të vendosnim objektiva të qartë për skuadrën, stafin teknik dhe futbollistët, ndërkohë që mbështetja e bashkisë ka qenë maksimale. Kjo frymë skuadre që kemi ndërtuar solli edhe rezultatet pozitive, pasi Tomori doli kampion në grupin B të Kategorisë së Dytë dhe kjo i garantoi futjen në Kategorinë e Parë.

Me futjen e ekipit të futbollit Tomori në Kategorinë e Parë, ne si bashki do të fillojmë një plan afat-mesëm për sa i përket ngritjes së skuadrës nga pikëpamja teknike. Do të përpiqemi të sigurojmë në të ardhmen sponsor seriozë, në mënyrë që të arrijmë të ofrojmë një skuadër konkurruese në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.

Ky rrugëtim do të jetë me shumë sfida, por për sa i përket paraqitjes, nivelit të pikëve dhe golavarazhit, Tomori ka një diferencë shumë të madhe nga skuadrat që ka më poshtë”, është shprehur në intervistën pwr ABC News, presidenti i Tomorit, Ervin Demo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!