Tomori ia del të mposhtë Burrelin në finalen e “play-off” në Kategorinë e Parë, që u luajt në “Elbasan Arena”. Skuadra beratase fitoi 2-1 dhe tani do të përballet me Bylisin ose Kastriotin (vendin e tetë) për një biletë për Superiore.
Mikel Canka zhbllokoi ndeshjen pas gjysmë ore lojë, duke kaluar Tomorin në avantazh. Mario Barjamaj dyfishoi për ekipin jugor në minutën e 57-të, por Burreli reagoi nëntë minuta më vonë dhe rihapi sfidën.
Jasmin Rraboshta dërgoi topin në rrjetë, duke rritur shpresat e skuadrës matjane për të evituar humbjen. Një gjë e tillë nuk ndodhi dhe në fund pati festë te Tomori e lot te Burreli. /abcnews.al
Kategoria e Parë, finalja e “play-off”
Burreli-Tomori 1-2
(Rraboshta 66′ / Canka 32′, Bajramaj 57′)