Tomori do rikthimin në Superiore, Bashkia Berat i jep 270 milion lekë

schedule20:10 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 20:10 - 30 Dhjetor, 2020

Tomori kërkon të rikthehet në Superiore. Beratasit renditen në vendin e katërt në grupin B të Kategorisë së Parë, por diferenca me Egnatian kryesuese është vetëm katër pikë.

Gara parashikohet e fortë deri në fund, ndërkohë që Bashkia e Beratit ka menduar edhe për fondin nevojshëm që klubit të futbollit i duhet për të përballuar sezonin.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak është miratuar edhe buxheti për vitin 2021 dhe në atë për sportin parashikohen 270 milion lekë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!