Tomini në ABC: Këtë javë vaksinohen të moshuarit mbi 90-vjeç, emrin e gjeni këtu

schedule20:06 - 23 Shkurt, 2021

schedule 20:06 - 23 Shkurt, 2021

Këtë javë në Shqipëri do të nisë vaksinimi i të moshuarve mbi 90 vjeç. Eugena Tomini, zv/ ministre e Shëndetësisë e ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu zbuloi fashat moshore dhe si do të realizohet procesi i vaksinimit.

Këtë javë do të fillohet me moshën mbi 90 vjeç, pra 90+ më pas në rend zbritës 90-84 dhe 84-80 vjeç. Të moshuar mbi 90 vjeç janë 5600 individë” tha ajo.

Eugena Tomini tha se të gjithë mjekët e familjes kanë publikuar emrat e të moshuarve. “Do të vijohet sërish sipas një udhëzimi të mjekut të familjes.

Cdo qendër shëndetësore ka përcaktuar individët, janë të gjitha listat gati për kundrejt cdo qendre për individët për 90+ duke zbritur fashë pas fashe. Ne parashikojmë që kësaj jave përveç mjekëve do të vijohet me fashën 90+. Këtë javë” tha ajo.

Por a kanë presion mjekët e familjes për të bërë përzgjedhjen? “E besojmë se nuk do të jetë pasi janë “rrahur” kundrejt fushatave të imunizimit, bëjnë cdo vit fushatën kundrejt gripit”.

Por jo të gjithë të moshuarit mbi 90-vjeç kanë mundësi që të dalin nga shtëpia për të shkuar te stadiumi “Air Albania” për t’u vaksinuar. Individët në pamundësi do të vaksinohen në shtëpi.

Kemi menduar edhe për pjesën që janë invalidë, do të krijohet një grup dhe në një ditë të caktuar do të vaksinohen pranë ambientit. Asnjë nuk do të penalizohet. Nëse ndonjë refuzon, duhet të firmosë formularin”.

E pyetur sa kohë do të presë vaksina një të moshuar nëse nuk është prezent në thirrjen e parë, zv/ ministrja sqaroi “Mjeku i familjes bën rithirrje, do të ritelefonohet, nuk ka limit thirrja” tha ajo./ db/ Abcnews.al