Toloi i emocionuar ende: Gjithçka speciale, nëna ma mbajti medaljen në Brazil

schedule22:46 - 3 Gusht, 2021

schedule 22:46 - 3 Gusht, 2021

Rafael Toloi nuk është i vetmi brazilian që luan me Italinë. Në moshën 30-vjeçare mbrojtësi ka realizuar një ëndërr, duke u shpallur kampion Europe me Italinë në EURO 2020. Futbollisti i Atalantës ka folur për faqen e klubit të tij dhe është shfaqur mjaft i emocionuar.

“Ishte gjithçka shumë e bukur. Punova me një grup fantastik lojtarësh dhe burrash, gjithçka ishte speciale. Bëra çdo gjë që ta përjetoja në maksimum, çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo drekë, çdo darkë, çdo moment së bashku, çdo video e çdo udhëtim.

 

E bëra plot gëzim dhe ishte e mahnitshme të ishte pjesë e një grupi shumë të fortë. Është e vështirë të gjesh fjalët, ishte një gëzim shumë i madh, një ëndërr e bërë realitet dhe jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e këtij grupi”.

Pushimet Toloi i ka kaluar në vendlindje, pranë familjes në Brazil. Atje i ka mbetur edhe medalja e EURO 2020: “Ishin pushime të veçanta, pasi nuk kisha qenë te shtëpia e prindërve prej dy vitesh. Kisha mundësinë të shihja prindërit dhe miqtë e fëmijërisë. Kjo më ka dhënë një shtysë për sezonin e ri.

Në fshatin tim, me 3 mijë banorë, të gjithë ishin me Italinë. Më bënë një festë të mrekullueshme kur shkova atje. I falënderoj për gjithçka, më kanë ndihmuar shumë për të arritur deri këtu. Doja ta sillja medaljen në shtëpi, por nëna nuk më la.

Ajo mban të gjithë trofetë dhe medaljet dhe është e drejtë, pasi kjo është më e rëndësishme që unë kam marrë ndonjëherë. Është e drejtë ta mbajë ajo, pasi pa atë nuk do të kisha arritur deri këtu”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!