Klubi i Interit ka disa kohë që po e monitoron situatën e mesfushorit të Bayern Munchen, Corentin Tolisso. Megjithatë, në media të ndryshme, flitej se francezi është pranë kalimit te Manchester United, por ka qenë pikërisht agjenti i lojtarit që ka mohuar çdo gjë.
”Unë nuk jam në bisedime me Manchester United. Corentin aktualisht është akoma i dëmtuar dhe objektivi kryesor i tij është të rikthehet në fushë”, deklaroi agjenti i Tolissos, Eric Castagnino, për “Sky Sport Deutschland”.
Flitet se mesfushori është jashtë planeve të Bayernit për sezonin e ardhshëm dhe me shumë mundësi në fundin e këtij të sezoni do të largohet nga Bundesliga. Fituesi i Kupës së Botës me Francën në 2018 është në kontratë me bavarezët deri në qershor të vitit 2022. Tolisso është lidhur shpesh me një kalim tek Interi dhe fjalët e agjentit të tij i kanë shtuar zërat për një kalim të tij në “San Siro”. /abcnews.al