Tolgahan Sayisman ndihmon fëmijët e prekur nga tërmeti: Ne jemi me njerëzit tanë

schedule14:44 - 22 Shkurt, 2023

schedule 14:44 - 22 Shkurt, 2023

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman vazhdon të punojë për fëmijët e prekur nga tërmeti me Shoqatën e Ndihmës Sociale Adresa e Lumturisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka theksuar se do të përgatisim listën e nevojave dhe do të qëndrojnë pranë njerëzve.

Jemi mirënjohës për të gjithë ndihmën që i keni dhënë shoqatës sonë për t’ia ofruar të prekurve të tërmetit. Krahas ndihmave tona humanitare që nga momenti i parë i tërmetit, ne vazhdojmë t’i ndjekim ngjarjet me ekipin tonë R&D, i cili shkoi në Kahramanmaraş dhe Hatay këtë fundjavë. Ne do të përgatisim pikë për pikë listën e nevojave dhe do të qëndrojmë pranë njerëzve tanë.”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Tolga është shumë i ndjeshëm kur bëhet fjalë për fëmijët, pasi së bashku me bukuroshen shqiptare, Almeda Abazi kanë një vajzë dhe një djalë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!