Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman feston sot 39-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë, partnerja e tij Almeda Abazi ka shkruar disa fjalë të ëmbla për të. Krahas një fotografie ku shfaqen të dy të lumtur pranë njëri-tjetrit, Almeda ka shkruar se ndihet me fat që është pjesë e jetës së saj.
“Urime ditëlindjen për dashurinë e jetës time. Shumë me fat që të kemi në jetën tonë. Babai më i mirë. Të duam përgjithmonë”, ka shkruar Almeda në postimin e ndarë në InstaStory. Çifti janë së bashku prej gjashtë vitesh, ndërsa së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.
Almeda dhe aktori zbuluan se Efehan do të bëhet me një motër. Aktori e cilësoi këtë si dhuratën më të bukur që mund të merrte për ditëlindje. Ky lajm ishte dhurata ime më e mirë për ditëlindje! E gjithë familja u mblodh rreth tavolinës për ditëlindjen time dhe mora lajmin më të mirë që mund të merrja.”, është shprehur aktori turk./abcnews.al