Tolga nuk do të luajë filma me të, reagimi i Almedës është epik

schedule20:02 - 29 Prill, 2022

schedule 20:02 - 29 Prill, 2022

Tolgahan Sayisman ka realizuar filmin e tij të parë si producent me titull “Aynasiz Haluk”.

Ai mbajti mbrëmjen e djeshme në Turqi, ku mes shumë të ftuarve nuk mungoi padyshim as bashkëshortja e tij, Almeda dhe i biri Efe.

Një moment gazetarët u ndalën tek Tolgahan dhe e pyetën për deklaratën që ai ka bërë para pak kohësh kur tha se nuk do të dëshironte të luante në të njëjtin film me Almedën.

Ai e mohoi me shaka, ndërsa Almeda duke qeshur ia ktheu se as ajo nuk pranon të luajë me të.

Tolga: Jo, jo nuk e kam thënë (qesh)

Almeda: Po, po më erdhi në vesh ky lajm

Tolga: Thashetheme

Almeda: Si thashetheme? Gjithsesi nuk pranoj, nuk luaj, mos ki merak ti se nuk luaj (qesh). Unë e kam thënë dhe më përpara që nuk luaj me Tolgën.

Tolga: Mendoj këtu ta mbyllim!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!