Tokio regjistron numrin më të lartë të të infektuarve në 6 muaj

schedule14:10 - 14 Korrik, 2021

schedule 14:10 - 14 Korrik, 2021

Tokio ka regjistruar 1,149 raste të reja, numri më i madh i të infektuarve në gjashtë muajt e fundit, vetëm nëntë ditë para Lojërave Olimpike. Për shkak të rritjes së rasteve, Tokio ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme  ndërsa organizatorët e spektaklit kanë lajmëruar se nuk do të lejohen tifozë në zonat më të prekura.

Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar që faktorët sezonalë, lehtësimi i masave dhe përhapja e varianteve do të çojnë në rritjen e  numrit të rasteve këtë verë. Profesori i Universitetit të Kiotos, Yuki Furuse ka parashikuar që Tokio duhet të përgatitet për 1,000 raste në korrik dhe 2,000 në gusht.

Vetëm 31% e njerëzve në Japoni janë vaksinuar me të paktën një dozë – ndër normat më të ulëta të vaksinimit midis vendeve të pasura, sipas një raporti të Reuters. Procesi i vaksinimit u përshpejtua muajin e kaluar, por që atëherë fushata është ngadalësuar për shkak të problemeve me furnizimin.

Varianti Delta tani përbën më shumë se 30% të rasteve të reja në Tokio.

Japonia ka regjistruar 820,000 raste dhe 15,000 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al