Tokio 2020/ VIDEO: Triumf me “tris”, Meksika siguron medaljen e bronztë

schedule12:57 - 6 Gusht, 2021

schedule 12:57 - 6 Gusht, 2021

Kombëtarja olimpike e futbollit të Meksikës fiton medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të Tokios. Skuadra e drejtuar nga Jaime Arturo Lozano Espin, mposhti 3-1 Japoninë vendase.

Meksika e filloi shumë mirë ndeshjen, duke ia dalë të realizojë dy gola në pjesën e parë. Sebastian Cordova ktheu në gol një penallti në minutën e 13-të.

https://streamable.com/lkxoj8

Meksika nuk u ndal dhe dyfishoi shifrat falë golit me kokëk të Johan Vasquez në minutën e 22-të.

https://streamable.com/6fq0j3

Alexis Vega realizoi një gol të bukur me kokë (58′), ndërsa kombëtarja aziatike gjeti golin e nderit me anë të Kaoru Mitoma (78′).

https://streamable.com/o17ye4

Festë në fund për Meksikën, që siguron medaljet e bronzta, ndërsa nesër (13:30) zhvillohet finalja e madhe mes Spanjës dhe Brazilit. /abcnews.al

https://streamable.com/pmispi

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!