Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Toga të zeza apo blu? Sindikata e Gjykatësve burgosi gjithë politikanët e majtë

schedule12:58 - 4 Shkurt, 2026

schedule 12:58 - 4 Shkurt, 2026

Sindikata e Gjyqtarëve drejtohet nga një grup gjykatësish që në karrierën e tyre të shkurtër, kanë dënuar vetëm drejtues të qeverisë qendrore dhe lokale. Në vetëm 5 vitet e fundit, ata kanë dënuar me burg nga Erion Veliaj, te Arben Ahmetaj, Lefter Koka e Vangjush Dako. Ndërsa kanë të pandehur shumë deputetë, ish ministra e ministra e kryetarë të bashkie të majte, i vetmi person të cilit ata i kanë lehtësuar masën, është dhëndri i Sali Berishes, Jamarbër Malltezi.

Cilët janë gjykatësit e Sindikatës së Gjyqtarëve?

Shoqata e gjyqtarëve, është një prej dy organizatave që pretendon se përfaqëson komunitetin e togave të zeza. Krijuar pak vite më parë, ajo sot drejtohet nga Engert Pëllumbi, aktualisht gjyqtar i Apelit të Posacëm, i cili u përplas vite më parë me ish-ministrin Sajmir Tahiri, kur ky i fundit ishte në opozitë dhe Pëllumbi i sapodalë nga magjistratura. Por pak vite më vonë ata përballen sërish, këtë radhë në sallën e gjyqit, ku Pëllumbi e dënon me dy vite ish ministrin e Brendshëm për “Shpërdorim Detyre”. Më herët në vitin 2011, Pëllumbi dënoi me gjobë deputeten e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, Ermonela Felaj, e cila mbante njëkohësisht edhe postin e nënkryetares së Kuvendit. Një tjetër çështje që ai ka gjykuar në Apel ka qënë për kreun e Bashkisë së Tiranë, ku më 13 mars, të këtij viti, Pëllumbi, vendosi që të lërë në qeli kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Po ashtu Engert Pëllumbi ka rrëzuar edhe disa kërkesa që ka bërë bashkëshortja e Erion Veliajt, lidhur me kontrollet e bera, ku u kërkua të shpalleshin të paligjshme.



-Zëvendës kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve, pra zëvendësi i Engert Pëllumbit, është Ardit Kuka, aktualisht gjyqtar në Tiranë. Ardit Kuka ka qënë pjesë e trupës gjykuese për dosjen 184.  Në vitin 2021 kur ishte në Dibër, ai u largua nga gjukimi i dosjes 184, me kërkesë të avokatëve, sepse kishte vendosur ndarjen e dosjes dhe gjobitjen e avokateve në mungesë.

-Një tjetër anëtar I kësaj Shoqate, është edhe kryetari aktual I Gjykatës së Posacme, Erion Bani. Ky është gjyqtari që firmosi urdhër arrestin, për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Po ashtu është gjyqtari që urdhëroi SPAK që të thellonte hetimet për Ilir Beqajn. Disa urdhër arreste të tjera mbajnë firmën e Erion Banit, konretisht për Vangjush Dakon dhe ish zëvendës kryeministrin në arrati Arben Ahmetajn. Erion Bani është pjesë e turpës gjykuese edhe për dosjen që vijon në Gjykatën e Posacme, që njihet ndyrshe si dosja 5D, ku u goditën drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Një tjetër dënim që mban firmën e Erion Banit, është edhe dënimi për Edison Memollën, kryetari I rrogozhines, I denuar me burg, ndersa ceshtja eshte tashme ne gjykate te apelit

Elsa Ulliri, gjyatre e Gjykatës së Posacme është një tjetër anëtare e Shoqatës së Gjyqtarëve. Elsa Ulliri, është gjyqtarja,që liroi nga qelia dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Pas dy vitesh në arrest shtëpie në korrik të këtij viti, Elsa Ulliri e liroi Jamarëbe Mallatezin edhe nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” kundrejt një garancie pasurore, 3 milionë lekë të reja. Elsa Ulliri, ka qënë edhe gjyqatarja paraprake, në dosjen e Sterilizimit me të akuzuar, Ilir Beqajn. Gjyqtarja Elsa ulliri kryeson edhe trupën gjykuese ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 4 të pandehurve , ndekrohe qe ka lidhje te afërt familjare me një prej ish deputeteve të partisë demokratike, Andia Ullirin. Elsa Ulliri, ka qënë gjyqtare edhe e seancës paraprake në ngarkim t ëish kreut ARRSH-së, Evis Berberi duke e lënë në masën e sigurisë së arrestit me burg. Në mars 2025, Elsa Ulliri firmosi edhe kalimin për gjykim të dosjes penale në ngarkim të Plarent Ndrecës, duke e marre te pandehur ate. Ndërsa një tjetër cështje e gjykuar prej saj është inceneratori i Tiranës, një proces që ende vazhdon.

Fatri Islamaj është gjyqtar i shkarkuar nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në vetting, por që më pas, në prill të vitit 2022, u rikthye në detyrë. Edhe pse në sekdarët e Gjykatës, nuk ka një dosje të bujshme ku Fatri Islamaj të ketë dhënë kontribut të lartë, ai mbahet mend për një vendim të marrë të vitit 2025. Me frimë te tij, shembja e një shtëpie private nga bashkia e Tiranës, zonën e “5 Majit”, i kaloj Prokurorisë së Posacme, duke i faturuar një tjetër dosje Erion Veliajt. Fatri Islamaj me origjinë nga Tropoja, njihet gjithashtu si njeri i afërt i familjes Berisha.

-Një tjetër anëtare e Shoqatës së Gjyqtarëve që kërkon rritje page është edhe Ina Hoxhaj. Nga një kërkim i thjeshtë, Ina Hoxhaj, rezulton të ketë zero pervojë si gjykatëse, në cështjet gjyqësore. Në procesin e Vettingut, ajo që u vu re ishte deklarimi i saj pasuror, ku kishte pësuar rritje nga rreth 42 mijë lekë në 2014 në rreth 811 mijë lekë në fund të 2018-s. Me pak fjalë pasuria e saj është rritur në 4 vite me rreth 19 herë më shumë. Por pavarëisht kësaj, çuditërisht, Ina Hoxhaj, kaloi pa problem Vettingun. Ndoshta shtesa në të ardhura mund të jetë pasojë vetëm e rrogave të rritura të drejtësisë së re, rroga që ajo kërkon t’i rrisë edhe më shumë me padinë në Kushtetuese.

-Anëtarja tjetër, Manjola Xhaxho u bë e njohur se dënoi kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sakon duke e gjobitur, me 93 mijë lekë.

-Për Valjona Haxhirajn, e cila është edhe sekretare e Shoqatës së Gjyqtarëve, në të gjitha kërkimet duke se ka zero dosje apo vendimarrje, çka do të thotë zero përvojë si gjykatëse.

I fundit anëtarë te Shoqata e Gjyqtarëve është Ervin Sulaj, edhe ai me zero ekspercinë në dosjet gjyqësore. Aktuaisht ai është gjyqtar në Durrës, ndërsa është pjesë emagjistratëve të rinj që dolën në vitin 2018-2019.

-Albert Keraj, ndonëse nuk ka patur në duar dosje me sfond politik, u bë i famshëm për një tjetër gjyq të bujshëm. Si gjyqtar në Shkodër, u bë i njohur për një vendim të marrë, për të pandehurin Ragip Gila, i akuzuar për masakrën e ndodhur në Shkodër më 8 shtator të vitit 2024. Prokuroria e Shkodrës kishte kërkuar një vit me herët, 2023, dënimin e Ragip Gilës për armëmbajtje dhe drogë. Nëse kjo pretencë do të ishte pranuar nga Gjykatësi Albert Keraj, Ragip Gila, I cili u indentifikua më pas si autori i masakrës së 8 shtatorit në kryeqendrën e veriut, ndoshta do të ishte në qeli dhe vrasjet mund të ishin shmangur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!