Merih Demiral kushton 40 milionë euro dhe Milani nuk mund ta shpenzojë një shifër ët tillë në kushtet që është. Kuqezinjtë janë detyruar të shohin opsione të tjera dhe ai që di ka bindur është i riu i Barcelonës, Jean-Clair Tobido.
Shtatlarti është një lojtar i ofertë fizikisht dhe kuqezinjtë e kanë parë që kur luante në Francë me Toluose, ku ka treguar personalitet në një moshë shumë të re. Tobido ende nuk i mbushur 20 vjeç dhe dëshiron të luajë. Te Barcelona nuk është e lehtë diçka e tillë dhe katalanasit po e marrin në konsideratë një largim të mbrojtësit.
Vetë lojtari ka dhënë “OK”-in për të kaluar te Milani. Dy klubet janë në bisedime për të arritur një marrëveshje. Katalanasit, si zakonisht nuk heqin dorë nga klauzola e riblerjes. Barcelona, nëse lojtari shpërthen, do donte ta kthente pas.
Milani nga ana tjetër nuk kërkon të rrisë lojtarë për të tjerët dhe ky operacion merkatoje nuk është i lehtë. Tobido ka thënë “po” dhe kuqezinjtë duhet të vendosin përfundimisht se çfarë do të bëjnë. Francezi kushton rreth 20-25 milionë euro, gati sa gjysma e Demiral të Juventusit. /abcnews.al