Tmerri i miliarderëve grekë, dalin pamjet e vjedhjeve spektakolare te shqiptarëve në Mykonos

schedule16:21 - 1 Korrik, 2021

schedule 16:21 - 1 Korrik, 2021

Më shumë se 320,000 euro është vlera e sendeve të vjedhura në shtëpitë luksoze në ishullin grek Mykonos nga një bandë shqiptare.

Mediat greke raportojnë se banda e drejtuar nga një 35-vjeçar veproi e ndarë në dy nëngrupe, përcjell abcnews.al.

Organizata kriminale u shpërbë pas një hetimi nga policia. Gjashtë persona, mes tyre edhe një 23 vjeçare u arrestuan në ishullin e njohur.

Vjedhjet janë kryer nga 28 nëntori deri më 7 dhjetor 2020 dhe nga 28 maj i këtij viti deri të martën e kaluar, duke u futur në vila pronarët ose banorët e të cilave nuk ndodheshin aty.

Autorët kanë marrë para, sende me vlerë, ora, syze dielli, parfume, laptopë, pajisje elektronike, çanta, portofola dhe telefona, të cilët i kanë mbledhur në shtëpitë ku jetonin dhe më pas i kanë dërguar në vendlindjen e tyre.

Gjatë kontrolleve të shtëpive, automjetet që ata po përdornin në vende të tjera, u gjetën një numër sendesh të vjedhura, të cilat u konfiskuan. Mediat greke kanë publikuar pamje nga sendet me vlerë që kanë vjedhur shqiptarët.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!