Ndërsa trupat ruse janë tërhequr, ata kanë lënë pas qytete të shkatërruara dhe në disa prej tyre janë zbuluar varre masive dhe dhoma torturash, shkruan The Guardian.
Në qytetin Liman, i cili u rimor nga forcat ukrainase të dielën, janë gjetur më shumë se 50 varre, disa të shënuara me emra, të tjerë me numra, sipas një raporti. Rusët detyruan ukrainasit të mblidhnin trupat dhe t’i varrosnin.
Një djalë, i cili u arrestua nga rusët dhe u detyrua të varroste trupat, tha se disa prej trupave ishin lënë në rrugë për një kohë të gjatë. Gjithashtu janë zbuluar prova të vrasjeve dhe torturave në rajonin e Kharkiv.
Dy kufoma të moshës 30-35 vjeç u gjetën në një varr në fshatin Novoplatonivka, rajoni Kharkiv, sipas autoriteteve ukrainase. Në Pisky-Radkivskyi, një fshat tjetër në rajonin e Kharkiv, autoritetet ukrainase thanë se gjetën një tjetër dhomë torturash.
/abcnews.al