Tmerr në Sllovaki, kuzhinieri vret partneren se donte t’i gatuante organet

schedule21:57 - 9 Janar, 2024

schedule 21:57 - 9 Janar, 2024

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sllovaki, ku një kuzhinier ka vrarë partneren e tij. Jozef Hanuska u arrestua për vrasjen e të dashurës së tij, një grua 48-vjeçare të quajtur Patricia. Në banesën ku jetonin, policia gjeti një kovë me zorrët, zemrën dhe organet e tjera që kuzhinieri kishte hequr nga trupi i viktimës.

Sipas mediave lokale, kuzhinieri donte të gatuante organet. Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar por detaje të tjera kanë dalë në dritë. Raportimet e mediave tregojnë për një të shkuar dramatike. Edhe babai i Hanuskas, i njohur si “mbytësi i Bratislavës”, u arrestua në vitin 1979 pasi vrau dy gra që takoi në një festë.

Shefi i kuzhinës mbahet në paraburgim në pritje të gjykimit dhe rrezikon 20, 25 vjet burg deri në burgim të përjetshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!