Një histori i tmerrshme e incestit është zbuluar në Poloni, pasi autoritet zbuluan trupat e tre foshnjave të porsalindura në bodrumin e një shtëpie në lagjen Czerniki.
Siç raporton media britanike Mirror, autoritetet në Poloni kanë arrestuar 54-vjeçarin Piotr Gerasik dhe vajzën e tij 20-vjeçare, Polina, të cilët akuzohen për vrasjen dhe incest dhe pritet të dënohen me burgim të përjetshëm.
Trupat e të porsalindurve u zbuluan në varre të improvizura të mbështjella me qese plastike.
“Gruaja u akuzua për dy akuza për vrasje dhe një akuzë për incest me babanë e saj. Burri u akuzua për tre akuza për vrasje , një akuzë për incest me vajzën e tij 20-vjeçare dhe një akuzë për incest me një vajzë tjetër”, tha Zyra e Prokurorit të Qarkut të Gdansk në Poloni, raporton Mirror.
Sipas asaj që është bërë e ditur, 2 foshnjat kanë ardhur nga marrëdhënia me vajzën e tij 20-vjeçare, ndërsa foshnja tjetër nga e njëjta marrëdhënie që kishte me vajzën tjetër./abcnews.al