Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni ku një person ka vrarë tre fëmijët e tij, një qytetar dhe më pas veten brenda një kishe.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një kishe në Sacramento , kryeqyteti i Kalifornisë.
Sipas policisë nga të shtënat me armë në kishe kanë humbur jetën tre fëmijët e autorit të cilët ishin nën 15 vjeç, një besimtar që ndodhej në kishë dhe vetë autori.
Mediat raportojnë se autori pas masakrës ka kthyer armën nga vetja. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
Sulmet me armë, veçanërisht në shkolla, qendra tregtare, vende pune dhe vende kulti, janë një plagë e përsëritur në Shtetet e Bashkuara, ku e drejta për të mbajtur armë është e garantuar me kushtetutë. /abcnews.al